Vitrazhi

PAAF

Vitrazhi

Prishtina Arts and Architecture Festival 2019

Workshopi: Vitrazhi ose pikturimi në xham

24 maj 2019                                             Prishtinë – Kosovë

Dikur ekskluzivitet i mbretërve, sot “xhamat me ngjyra” kanë një përdorim të gjerë në enterierin dhe eksterierin jo vetëm të shtëpive, por edhe objekteve të ndryshme duke filluar nga ato të kultit e deri te qendrat komerciale.

Vitrazhi, do të jetë njëra nga temat e punëtorive të shumta që do të zhvillohen në kuadër të PAAF 2019.

Punëtoria do të shtjellojë kombinimin e  teknikave të ndryshme të vitrazhit në një punim duke shtjelluar teknikat kryesore prej kohës antike deri në 100 vitet e fundit.

Workshopin do të udhëhiqet nga studenti i arkitekturës i Kolegjit AAB, Genc Ibrahimi.

E premte, 24 maj 2019, ora 10:00-16:00
“Kombinimi i teknikave të ndryshme të vitrazhit”
“Ri-brendimi i logove te Komunave të Republikës së Kosovës”
Objekti I

Aplikimet duhet të bëhen përmes E-mailit [email protected]

Për informata më të hollësishme dhe detaje rreth edicionit të dytë të PAAF

Na Kontakto
sqShqip
en_USEnglish sqShqip