23 maj 2019 Prishtinë – Kosovë
Në edicionin e dytë të festivalit PAAF, studentët e Fakultetit të Dizajnit të Modës do të paraqiten me ekspozitën e punimeve të studentëve të vitit të parë dhe të dytë, ndërsa studentët absolventë të këtij program studimor do të sjellin një sfilatë mode.
Ky aktivitet tashmë tradicional i Kolegjit AAB, ka për qëllim promovimin e punës së studentëve si dhe progresin e tyre ndër vite në lëndë të ndryshme profesionale.
Sfilata e sivjetme do të sjellë veshje të ideuara, stilizuara, dizenjuara, të realizuara nga studentët të cilët ndërthurin tendencat e modës, dhe informacionin e thelluar që ata marin në këtë degë.
Aktiviteti do të jetë nën përkujdesjen e mësimdhënëseve të drejtimit të Dizajnit të Modës, Flutura Dedinja dhe Krenare Rugova.