Ftohen të gjithë nxënesit e shkollave të mesme të marrin pjesë në konkursin e hapur për fotografinë më të mirë per kategorinë e shkollave të mesme.
Tema boshte e Festivalit të Artit dhe Arkitekturës të Prishtinës, festival ndërkombëtar multidisciplinar është AUTENTICITETI dhe IDENTITETI.
Fotoja më e mirë e përzgjedhur nga juria profesionale do të shpërblehet me bursë për studime në Fakultetin e Arteve të Kolegjit AAB.
Fotografitë duhet të kenë rezolucion të lartë dhe duhet të dërgohen më së largu më 15 maj 2019.
Aplikimi duhet të bëhet përmes e-mail: [email protected]