Kolonia Artistike

PAAF

Kolonia Artistike

Kolonia Artistike e Studentëve

23-24 maj 2019                                             Prishtinë – Kosovë

Në edicionin e dytë të Festivalit PAAF, do të organizohet për herë të parë edhe Kolonia Artistike e studentëve të pikturës, ku do të marrin pjesë disa studentë nga disa universitete nga rajoni.

Gjatë dy ditëve të festivalit duke shkëmbyer përvojat e tyre, studentë do të pikturojnë dhe krijojnë vepra artistike në grupe.

Qëllimi i këtij aktiviteti është për të mësuar nga përvojat e ndërsjella të studentëve piktorë. Kolonia do jetë e hapur për vizitorë dhe në fund punimet do të ekspozohen.

Kolonia do jetë nën përkujdesjen e profesorëve të pikturës Esat Valla dhe Musa Kalaveshi. 

Aplikimet duhet të bëhen përmes E-mailit [email protected]

Për informata më të hollësishme dhe detaje rreth edicionit të dytë të PAAF

Na Kontakto
sqShqip
en_USEnglish sqShqip